Platforma “iAvokati” – një gamë e gjerë shërbimesh në shërbim të drejtësisë dhe qytetarëve

Platforma “iAvokati” – një gamë e gjerë shërbimesh në shërbim të drejtësisë dhe qytetarëve
Platforma digjitale “iAvokati” vjen si një zgjidhje inovative për të përmirësuar dhe lehtësuar qasjen në shërbimet juridike në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në nevojat konkrete të qytetarëve dhe profesionistëve të fushës, kjo platformë do të ofrojë një sërë shërbimesh funksionale dhe të domosdoshme për të ndërtuar një sistem më efikas dhe më transparent.
Disa nga shërbimet që ofron “iAvokati” përfshijnë:
- Kërkimi dhe filtrimi i avokatëve sipas fushës së specializimit, lokacionit apo gjuhës së shërbimit
- Shfaqja e profileve profesionale të verifikuara, me informacione të detajuara për përvojën, edukimin dhe kontaktet
- Mundësia për konsultim të shpejtë, pa pasur nevojë për regjistrim nga ana e qytetarëve
- Sistem për menaxhimin e kërkesave – avokatët mund të pranojnë ose refuzojnë kërkesat për konsultim
- Promovimi profesional për avokatët në një ambient të strukturuar dhe të besueshëm
- Njoftime dhe informacione ligjore që ndihmojnë qytetarët të jenë të informuar dhe të përgatitur për çështjet që i prekin
Platforma është e ndërtuar për të qenë e thjeshtë për t’u përdorur, si për profesionistët ashtu edhe për qytetarët, duke ofruar një përvojë të re digjitale në sistemin e drejtësisë.
Me “iAvokati”, drejtësia bëhet më e qasshme, më transparente dhe më e efektshme – për të gjithë.