Thinjat e qytetarit të kthyera në arkiv të gjykatës

Sistemi e trajton kohën si letër, por për njeriun koha është jetë. Çfarë vlere ka një vendim gjyqësor që të jep të drejtë, kur dëmi është bërë i pariparueshëm?

Sistemi e trajton kohën si letër, por për njeriun koha është jetë. Çfarë vlere ka një vendim gjyqësor që të jep të drejtë, kur dëmi është bërë i pariparueshëm?


EDITORIAL


Pas çdo dosjeje që mbulon pluhuri në sirtarët e gjykatës, ka një njeri që vuan në heshtje. Ai nuk ka frikë vetëm nga vendimi, ai ka frikë se mos harrohet. Sistemi e trajton kohën si letër, por për njeriun koha është jetë. Çdo seancë e shtyrë është një vit jetë i humbur.

Zvarritjet e gjata të lëndëve nëpër gjykata, më së miri e dokumenton imazhi i një njeriu flokëzinj, kur ai hyn për herë të parë në objektin e Gjykatës, me një shpresë të qartë, me besimin se e drejta e tij do të njihet dhe procedurat nuk do zgjasin.

Me kalimin e kohës,muajt kthehen në vite, e vitet kthehen në dekada. Fillon e kthehet në lodhje, e lodhja ngadalë shndërrohet në një dorëzim të heshtur dhe kur e gjitha përfundon, atij i dorëzohet letra e procedurës së përfunduar. Ai tashmë ka ndryshuar pamjen, flokët i janë thinjur.

Kjo është dukja e sistemit burokratik. Ky njeri është vetëm një numër i shkruar mbi një mbështjellës të dosjeve. Për jetën e tij, ai është një individ që po humbet vitet më të vyera duke pritur një vulë.

Për këto zvarritje të zgjidhjes së lëndëve, sistemi shpesh justifikohet pas frazës së thatë“Drejtësia kërkon kohë, procedurat duhen respektuar”.

Por, ne refuzojmë ta pranojmë këtë si normalitet. Kur koha e pritjes kthehet në një dënim më vete, ajo nuk shërben më për të zbuluar të vërtetën, por për ta varrosur atë.

Drejtësia që vjen pas 10 vitesh nuk është drejtësi, është thjesht arkivim. Arkivim i një jete në pritje të një vendimi gjyqësor. Ne duhet të luftojmë për një drejtësi që respekton kohën e njeriut. Çfarë vlere ka një vendim gjyqësor që të jep të drejtë, kur dëmi është bërë i pariparueshëm?

Çka ti thuash fëmijës që priti me vite për ta parë prindin tjetër? Çfarë ti thuash një familje që ka humbur pronën për fajin e dikujt tjetër? Apo kur vetë njeriu nuk jeton më për ta parë letrën e fundit të vulosur nga Gjykata.

Në iavokati.com besojmë se njeriu nuk duhet të lihet kurrë i vetëm në këtë pritje të pafundme.

Ne nuk mund t’i lëvizim vetë akrepat e orës së gjykatave, por mund t’ju japim mjete për të mos lejuar që koha juaj të shpërdorohet. Përmes informacionit të saktë, pyetjeve të drejtpërdrejta me avokatët dhe edukimit mbi të drejtat tuaja ligjore, ne synojmë të shkurtojmë atë distancë vrastare mes jush dhe të vërtetës.

Drejtësia duhet të ketë orë njerëzore, jo orë burokratike. Ne luftojmë për një sistem që respekton kohën e njeriut, sepse koha e shpenzuar për pritje nuk kthehet më. Është edhe një kosto emocionale që asnjë dëmshpërblim financiar nuk e kthen dot mbrapsht.

Mos prisni në heshtje. Mos lejoni që dosja juaj të bëhet thjesht një arkiv.

Informohuni, pyesni dhe kërkoni atë që ju takon.

Post Related

Kontakti

Promovoni biznesin tuaj në këtë hapësirë.