Hetuesit e Krimeve Kibernetike, kanë kapacitetin t’i gjurmojë ata që përdorin internetin si armë
Shumë kush beson se hapësira kibernetike jep një iluzion anonimiteti, duke përdorur llogari të rreme në rrjetet sociale për të ngacmuar, bulëzuar apo shpërndarë urrejtje, me mendimin se ligji nuk mund t’i gjejë.
Por realiteti nuk është iluzion. Gjurmët digjitale janë provat më të forta për organet e rendit.
Edhe pse ligji i Kosovës nuk përdor fjalën specifike “builizim kibernetik”, ai i ndëshkon këto veprime përmes neneve për ngacmim dhe kërcënim.
Kur dikush përfshihet në një sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme online, si komente fyese, mesazhe kërcënuese të përsëritura, që i shkaktojnë viktimës frikë ose stres të madh emocional, ai person dënohet për ngacmim me gjobë ose me burgim. Dënimi ashpërsohet nëse viktima është fëmijë.
Ndërsa, kërcënimet e drejtpërdrejta në komente në rrjetet sociale apo faqe tjera në internet, trajtohen si kanosje, njëlloj sikur të ishin bërë ballë për ballë.
Mirëpo, kur ofendimet kalojnë në nivel grupi dhe bëjnë thirrje për dhunë ose diskriminim bazuar në përkatësinë etnike, racore, fetare ose orientimin seksual, ato kalojnë në nivel të një krimi shumë serioz, në vepra të nxitjes e përçarjes dhe mosdurimit. Përdorimi i rrjeteve sociale për të shpërndarë urrejtje dënohet drejtpërdrejt me burgim.
Prandaj, duhet kuptuar se tastiera nuk ofron imunitet. Policia e Kosovës, përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka kapacitetin t’i gjurmojë dhe t’i vërë para drejtësisë ata që përdorin internetin si armë.

