Rëndësia historike e periudhës mesjetare në zhvillimin e avokatisë

Profesioni i avokatit pësoi një transformim të rëndësishëm gjatë periudhës mesjetës, duke kaluar nga një praktikë e shpërndarë dhe e paformalizuar në një veprimtari gjithnjë e më të strukturuar dhe të institucionalizuar. Kjo periudhë u karakterizua nga ndikimi i fuqishëm i kishës dhe i monarkive në organizimin e drejtësisë dhe në formësimin e rolit të avokatit.

Mesjeta konsiderohet edhe urë-lidhëse të avokatisë romake dhe asaj moderne, ngase i dha strukturë profesionit të avokatit, rregulla dhe identitet institucional, duke përgatitur terrenin për pavarësinë dhe rolin shoqëror që avokati do të marrë në epokën moderne.

Në atë periudhë e drejta kanonike, si sistem juridik i kishës katolike, luajti një rol qendror në zhvillimin e mendimit juridik mesjetar. Ajo rregullonte jo vetëm çështjet fetare, por edhe një gamë të gjerë marrëdhëniesh civile, familjare dhe pronësore.

Në këtë kontekst, avokatët dhe këshilltarët ligjorë u përfshinë aktivisht në gjykatat kishtare. U kërkua njohuri e thellë juridike dhe përgatitje akademike, veçanërisht në universitetet e para evropiane. U vendosën standarde morale dhe etike për ushtrimin e profesionit.

Paralelisht me gjykatat kishtare, monarkitë mesjetare zhvilluan sisteme të veta gjyqësore. Avokatët vepronin pranë gjykatave të kishës, për çështje që lidhen me të drejtën kanonike, derisa roli i gjykatave mbretërore ishte për çështje penale, pronësore dhe administrative.

Në këto institucione, avokati filloi të njihej si përfaqësues profesional i palëve, duke ushtruar mbrojtje juridike në emër të klientit dhe jo thjesht si ndihmës informal.

Një zhvillim thelbësor i kësaj periudhe ishte vendosja e kritereve për ushtrimin e profesionit. U krijuan rregulla për licencimin e avokatëve. Edukimi juridik u bë parakusht për ushtrimin e profesionit, kurse Universitetet mesjetare u shndërruan në qendra të formimit juridik.

Këto elemente në mesjetë hodhën bazat e profesionalizmit dhe të kompetencës juridike, kur Avokatia edhe u institucionalizua si pjesë përbërëse e sistemit të drejtësisë dhe u konsolidua ideja e avokatit si figurë e domosdoshme për funksionimin e drejtësisë. Kështu lindën format e para të organizimit profesional, që më vonë do të evoluonin në oda dhe shoqata të avokatëve.

Post Related

Kontakti

Promovoni biznesin tuaj në këtë hapësirë.