Platforma “iAvokati” – një gamë e gjerë shërbimesh për drejtësi të qytetarëve

Platforma “iAvokati” – një gamë e gjerë shërbimesh në shërbim të drejtësisë dhe qytetarëve

Platforma digjitale “iAvokati” vjen si një zgjidhje inovative për të përmirësuar dhe lehtësuar qasjen në shërbimet juridike në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në nevojat konkrete të qytetarëve dhe profesionistëve të fushës, kjo platformë do të ofrojë një sërë shërbimesh funksionale dhe të domosdoshme për të ndërtuar një sistem më efikas dhe më transparent.

Disa nga shërbimet që ofron “iAvokati” përfshijnë:

  • Kërkimi dhe filtrimi i avokatëve sipas profilizimit, lokacionit apo gjuhës së shërbimit
  • Shfaqja e profileve profesionale të verifikuara, me informacione të detajuara për përvojën, edukimin dhe kontaktet
  • Mundësia për konsultim të shpejtë, pa pasur nevojë për regjistrim nga ana e qytetarëve
  • Sistem për menaxhimin e kërkesave – avokatët mund të pranojnë ose refuzojnë kërkesat për konsultim
  • Njoftime dhe informacione ligjore që ndihmojnë qytetarët të jenë të informuar dhe të përgatitur për çështjet që i prekin

Platforma është e ndërtuar për të qenë e thjeshtë për t’u përdorur, si për profesionistët ashtu edhe për qytetarët, duke ofruar një përvojë të re digjitale në sistemin e drejtësisë.

Me “iAvokati”, drejtësia bëhet më e qasshme, më transparente dhe më e efektshme – për të gjithë.

Post Related

Kontakti

Promovoni biznesin tuaj në këtë hapësirë.