Mbahet testi kualifikues për gjyqtarë të rijnë

Vushtrri, 27 dhjetor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka organizuar mbajtjen e testit kualifikues, në kuadër të procesit të rekrutimit të pesëmbëdhjetë pozitave për gjyqtarë të rijnë në nivel të gjykatave themelore të Republikës së Kosovës, i cili është duke u mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Në testin kualifikues janë duke marrë pjesë 239 kandidatë, prej tyre, 137 femra dhe 102 meshkuj, prej të cilëve një (1) është pjesëtar nga radhët e komuniteteve.

Komisioni për Rekrutimin e Gjyqtarëve është duke e mbikëqyrur rrjedhën e mbajtjes së testit.

Procesin e rekrutimit të gjyqtarëve në nivel të Gjykatave Themelore, KGJK e mbështet në parimin e meritokracisë, transparencës, trajtimit të barabartë dhe të mbështetur në një proces objektiv. Pas vlerësimit të testit kualifikues, do të vazhdohet me fazat tjera sipas Rregullores dhe në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare. /iAvokati/

Tags :
LAJME, Lajme dhe artikuj

Post Related

Kontakti

Promovoni biznesin tuaj në këtë hapësirë.