Shpifja nuk është krim, por kushton

Për shpifje ju mund të bëni padi civile për dëmshpërblim, në Gjykatën Themelore

Për shpifje ju mund të bëni padi civile për dëmshpërblim, në Gjykatën Themelore

Në epokën e rrjeteve sociale, liria e shprehjes shpesh keqkuptohet si një leje për të fyer dhe shpifur pa u ndëshkuar. Shumë njerëz besojnë se një koment lëndues në rrjetet sociale zhduket sapo mbyllet aplikacioni.

Komente të tilla shpifëse e lënduese cenojnë rëndë reputacionin e një njeriu? Dhe në raste të ngjashme i fyeri mund të kërkon drejtësi.

Në Republikën e Kosovës, për një koment të postuar shpifës apo fyes nuk shkon askush në burg sepse ato janë vepra të dekriminalizuara.

Këto raste rregullohen përmes Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes (Ligji Nr. 02/L-65). Sipas këtij ligji, çdo person që publikon informacione të pavërteta që dëmtojnë reputacionin e një personi tjetër, mund të përballet me pasoja civile.

Nëse bëheni viktimë e shpifjes online, duhet ruajtur provat. Kopjojeni postimin me celular dhe ruani lidhjen e postimit para se të fshihet.

Duhet të kërkoni nga publikuesi të largojë postimin dhe të bëjë një përgënjeshtrim dhe kërkim falje. Nëse personi refuzon, ju mund të bëni padi civile për dëmshpërblim, në Gjykatën Themelore, e cila mund të urdhërojë fshirjen e postimit, publikimin e një përgënjeshtrimi, si dhe kompensim monetar për dëmin moral dhe material të shkaktuar viktimës.

Post Related

Kontakti

Promovoni biznesin tuaj në këtë hapësirë.